Të paktën shtatë persona kanë vdekur e 28 të tjerë janë plagosur në një zjarr në një bllok apartamentesh në Paris.
Zjarri ka djegur katin e shtatë dhe të tetë nga ndërtesa tetë-katëshe banimi, dhe zjarrfikësit janë ende duke punuar për të arritur tek të mbijetuarit dhe të shuajnë zjarrin, transmeton portali arbresh.info.
Zëdhënësi i shërbimit të zjarrit Clement Cognon tha se incidenti nisi herët në një ndërtesë në Rue Erlanger në jug të kryeqytetit francez.
Shkaktari i zjarrit nuk duhet ende.
Zjarrfikësit shpëtuan dhjetëra njerëz që kishin ikur në çati ose u ngjitën nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve dhe për të evakuuar të tjerët nga brenda, tha zoti Cognon.
Ndërtesa është më pak se një milje nga stadiumi i Roland Garros që pret turneun francez të tenisit dhe pranë parkut popullor Bois de Boulogne në pjesën perëndimore të qytetit./Arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s