Një zjarr masiv që shkatërroi zonën përreth Los Anxhelesit të Kalifornisë, po konsiderohet i treti më i fuqishmi në historinë e këtij shteti duke djegur mbi 800 hektarë më shumë sesa një zjarr shkatërrimtar në vitin 2013 në këtë shtet.
Zyrtarët e ndërhyrjes së shpejtë thonë se rreth 8 mijë zjarrfikës nga mbi 10 shtete janë në Kaliforni për të ndihmuar në fashitjen e flakëve me ndihmën e helikopterëve dhe buldozerëve.
Kostoja e operacionit vlerësohet të jetë afro 89 milionë dollarë.
Zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve thanë të shtunën se zjarri që filloi në fillim të dhjetorit, ka djegur tani afro 105 mijë hectare, një sipërfaqe më e madhe se disa qytete. Mendohet që zjarri është vënë nën kontroll në masën 40 për qind, por zyrtarët thonë se 18 mijë struktura janë të rrezikuara dhe erërat e forta mund të rigjallërojnë flake të reja./VoA/
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...