Autoritetet kaliforniane urdhëruan evakuimin e një qyteti të tërë, për shkak të përkeqësimit të situatës së zjarreve, që i kanë marrë jetën të paktën 26 personave.
Të gjithë banorët e Calistogas, në kontenë Napa, u udhëzuan të largoheshin. Shefi i zjarrfikësve të këtij shteti, Ken Pimlot paralajmëroi se thatësira dhe erërat do të vazhdojnë të kontribuojnë në përhapjen e flakëve.
Sipas tij, bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej. Rreth 60 të burgosur iu bashkuan zjarrfikësve në luftën kundër flakëve.
Mëngjesin e së enjtes, sherifi i kontesë tjetër të prekur, asaj Sonoma, deklaroi se 463 vetë vazhdojnë të mungojnë në apel. 900 persona u raportuan të zhdukur, që prej nisjes së zjarreve në rajonin e njohur për prodhimin e verës, mbrëmjen e së dielës, por shumë prej tyre janë lokalizuar.
Flakët e përhapura nga erërat deri në 80 km në orë dogjën më shumë se 3.500 godina e banesa dhe shkrumbuan 69 mijë hektarë tokë.
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...