Zjarret pyjore në Maui të Havait i kanë lënë të vdekur të paktën 53 persona, dhe shifrat pritet të rriten, kanë thënë zyrtarët.
Guvernatori Josh Green ka thënë se zjarret e kanë shkrumbuar qytezën Lahaina, duke i lënë mijëra persona pa strehë mbi kokë.
Si pasojë e kësaj katastrofe, që po konsiderohet më e keqja në historinë e vendit, besohet se janë rrafshuar 1.000 ndërtesa.
“Do të duhen shumë vjet për ta rindërtuar Lahainan”, ka thënë Green në një konferencë për media, teksa zyrtarët kanë nisur të planifikojnë si t’i strehojnë personat që u janë djegur shtëpitë.
Lahaina është destinacion i famshëm dhe vizitohet nga 2 milionë turistë në vit.
Havai është duke u përballur me zjarre pyjore prej të martës, të nxitura nga erërat e fuqishme dhe thatësia e madhe.
Autoritetet kanë nisur të ndajnë ndihma për të prekurit nga zjarret, ndërsa autoritetet amerikane në Kaliforni dhe Uashington i kanë nisur ekipet e tyre në Havai, për t’i rritur përpjekjet e kërkim-shpëtimit./rel
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...