Lajmet mund të përkeqësohen pasi provinca është një “kuti ashklash”, tha menaxheri i “Alberta Wildfire Information”, Christie Tucker, shkruan Anadolu.
“Ne presim mot shumë të ngrohtë dhe erëra jashtëzakonisht të forta, veçanërisht në gjysmën veriore të provincës”, tha Tucker në një konferencë shtypi.
“Kjo nuk është gjë e mirë për aktivitetin e zjarrit që tenton të shkaktojë zjarre shumë aktive dhe njerëzit tanë në terren do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm për sigurinë e tyre dhe sigurisht sigurinë e komuniteteve që ata po mbrojnë”, shtoi ai.
Rreth 80 zjarrfikës janë planifikuar të mbërrijnë sot nga Ontario dhe Quebec për të ndihmuar në luftimin e zjarreve, 19 prej të cilëve janë jashtë kontrollit.
Qeveria federale tha se është e gatshme të ofrojë mbështetje, nëse kërkohet.
“Megjithëse nuk kemi marrë një kërkesë për ndihmë federale nga Qeveria e Albertës, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim nëse kërkohet ndihmë ose burime federale”, tha zyra e Ministrit të Sigurisë Bill Blair në një deklaratë për Global News.
Deri më sot nuk ka pasur raportime për viktima.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...