Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas shpërthimit të zjarrit katastrofal që ka kapluar Hawaii, duke shënuar zjarrin më vdekjeprurës në SHBA për më shumë se një shekull.
Me anë të një postimi në Twitter, Osmani tha se është zemërthyese të shohësh shkatërrimet ndërsa shprehu solidaritetin e popullit të Kosovës duke i uruar shërim të shpejtë edhe të lënduarve.
“Është zemërthyese të shohësh shkatërrimet që po ndodhin nga zjarret mbi popullin e Hawaiit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe miqtë tanë amerikanë gjatë këtyre kohërave të vështira. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi Osmani.
Deri më tani 89 persona janë konfirmuar si viktima në zjarrin Maui. Numri i viktimave mund të rritet “dukshëm”, paralajmëroi guvernatori i Hawait, Josh Green.
Qindra mbesin të pagjetur ndërsa qindra të tjerë strehohen përtej ishullit pasi u larguan nga flakët./Arbresh.info
Barcelona i ofrohet kontratë të re yllit të skuadrës
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri n...
“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët
Bayern Munich vendos për të ardhmen e Harry Kane
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...