Zjarret në Greqi gjatë shtatë viteve të fundit kanë shkatërruar mbi një të tretën e sipërfaqes pyjore në rajonin e Atikës, që përfshin kryeqytetin Athinë dhe qytetin port të Pireut.
”Sipas të dhënave të reja, 13 megazjarre nga viti 2017 deri më 13 gusht kanë djegur një zonë të madhe sa rreth 70 000 hektarë të sipërfaqes totale të rajonit prej 250 000 hektarësh, ose 37 për qind”, thuhet në një deklaratë të Observatorit Kombëtar të Athinës bazuar në të dhënat nga shërbimi i BE-së ”Copernicus”.
”Më konkretisht, nga 125 000 hektarë në zonat pyjore në rajon, 45 000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret në tetë vitet e fundit”, sipas Observatorit.
”Zjarri që shpërtheu në verilindje të Athinës të dielën ka shkatërruar deri më tani një sipërfaqe prej 9 600 hektarësh”, shtoi ai./abcnews.al
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...