Zjarret kanë shkatërruar të paktën 650 hektarë tokë në departamentin Gard, në jug të Francës.
Météo-France e vendosi rajonin “në gatishmëri maksimale për zjarret pyjore”, për shkak të temperaturave të larta, shpërthimeve të erës dhe vegjetacionit të dobësuar nga thatësira ekstreme dhe e hershme, shkruan euronews, transmeton portal arbresh.info
Rreth 745 zjarrfikës nga e gjithë Franca janë mobilizuar për atë që punonjësit e ndihmës lokale e quajnë “mega-zjarr” në veri të zonës, pranë Ardèche.
“Ne po punojmë për të shuar zjarrin në të gjitha skajet, por do kohën e saj edhe kjo punë, sepse zjarri është me kilometra i gjërë”, , tha nënkoloneli Eric Agrinier, oficer i komunikimit për zjarrfikësit Gard.
Sipas kryetarit të bashkisë së Gagnières, Olivier Martin, fshati u “shpëtua” falë zjarrfikësve që ndezën shpejt një kundërzjarr.
Megjithatë, ky zjarr mbetet modest krahasuar me 5000 hektarët e djegur në shtator të vitit 1985 pak kilometra larg, në rajonin e Portes, një fatkeqësi e përjetshme në kujtesën e banorëve të moshuar.
Autoritetet në Francë thonë se zjarri është shkaktuar si pasojë e ndryshimeve klimatike./arbresh.info/
Kica-Xhelili thotë se LDK-ja është në bisedime me Osmanin: J...
Abdixhiku për tragjedinë në Malishevë: Lutemi që familja të ...
Prindërve të 5-vjeçarit u zgjatet paraburgimi edhe për dy mu...
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...