Zjarret që janë duke u djegur nëpër Kaliforni të Shteteve të Bashkuara i kanë lënë disa fëmijë të ngujuar përkohësisht në një kamp veror dhe i kanë detyruar kampistët t’i linin prapa tendat dhe anijet në mënyrë që t’i iknin flakës.
Në Santa Barbara country, zjarret kanë shpërthyer dhe janë zgjeruar brenda pak orëve, duke i djegur 5.000 akra, ka thënë një zëdhënëse e këtij vendi, Gina DePinto, transmeton Express.
Flaka, afër malit Los Padres National, është duke u djegur nga të dy anët e autostradës 154 afër San Marcos Pass.
Të paktën 2.000 njerëz janë evakuuar dje, përfshirë 60 kampistë – shumica fëmijë – të cilët po merrnin pjesë në Circle V Ranch, një program i njohur i kampit veror në këtë zonë, ka thënë DePinto.
Të gjithë kampistët dhe stafi janë të sigurt, kanë thënë organizatorët e kampit.

Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...