Miliona banorë të Kalifornisë rrezikojnë të mbesin pa rrymë elektrike për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë këtë shtet.
Pacific Gas & Electric (PG&E) tha se mund të duhet të ketë ndërprerje të energjisë në 36 qarqe për shkak të parashikimeve për erëra të forta, gjë që mund të dëmtojë ndërtesa dhe të shkaktojë zjarre të reja, transmeton portali arbresh.info.

Paralajmërimi vjen pasi zjarre kanë detyruar rreth 50,000 njerëz të largohen nga shtëpitë.
Një gjendje e jashtëzakonshme është deklaruar në qarqet e Los Angeles dhe Sonoma.
Departamenti i zjarrit në Kaliforni thotë se shteti po përjeton “mot kritik zjarri”./arbresh.info/

Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...