Rreth 400 fëmijë janë evakuuar sot nga kampi veror i organizuar në Korinta të Greqisë, ku zona malore u përfshi nga zjarri dhe erërat e forta bën që zjarri të përhapet dhe t’i afrohet kampit veror.
Siç raporton AP, në fikjen e zjarrit kanë marrë pjesë më shumë se 80 zjarrfikës dhe policë, dy aeroplanë dhe një helikopter, transmeton Telegrafi.
Sipas zyrtarëve të këtij vendi, kampi me rreth 400 fëmijë është evakuuar dhe se fëmijët janë dërguar në një zonë më të sigurtë.
Zjarret në zona malore nëpër Greqi janë pamje të zakonshme gjatë verës, kurse në zjarrin e vitit 2018 që pati shpërthyer në rajonin e Athinës kishin humbur jetën rreth 100 persona.
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...
Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Ca...
Ukraina pret rundin e ri të bisedimeve trepalëshe, ndërsa sh...