Të paktën 16 persona kanë vdekur pas një zjarri të madh që shpërtheu në një fabrikë veshjesh në Bangladesh, tha Shërbimi i Zjarrfikësve.
Zjarri, i cili shpërtheu në fabrikë rreth mesditës, u shua pas tre orësh. Por një depo kimikatesh, ngjitur fabrikës, vazhdoi të digjej, thanë autoritetet.
Zjarret e mëdha janë relativisht të zakonshme në Bangladesh, i cili ka popullsi të dendur, shpesh për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe infrastrukturës së mangët. Qindra persona janë vrarë nga zjarret në vitet e fundit, raporton Reuters.
Zyrtarët e zjarrfikësve nuk kanë përcaktuar se cili nga dy ndërtesat ka marrë flakën i pari.
Shumica e vdekjeve u shkaktuan nga gazi toksik dhe dera e çatisë së ndërtesës, që ishte e mbyllur, tha Shërbimi i Zjarrfikësve.
Shërbimi i zjarrfikësve tha se depozita kimikate nuk kishte asnjë leje apo autorizim të sigurisë nga departamenti i tyre.
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...