Zjarr i 2-të i të tillë përmasave, trondit përsëri vendin.
Vetëm pak orë më parë, një zjarr i rëndë ka pushtuar sërish Londrën. Kësaj here, ka rënë në zonën e quajtur “Camden Market”, e cila është një nga atraksionet turistike më të preferuara të vendit. Më shumë se 70 zjarrëfikës, janë gjenduar menjëherë atje për të normalizuar gjendjen.

Rreth orës 3:00 (ora lokale) u njoftua se gjendja ishte nën kontroll por gjithsesi turmat e njerëzve vazhdonin të ishin ende në panik nga frika e një tjetër rindezieje. Nga njoftimet e para është bërë me dije se 3 kate dhe tarraca e një ndërtese janë përfshirë pothuajse krejtësisht në flakë.Përsa i përket të lënduarëve, ende nuk ka asnjë informacion.

Zona në të cilën ka rënë zjarri është shumë e populluar nga turistët. Në të ndodhen më shumë se 1000 dyqane, restorante dhe qendra të ndryshme argëtimi. Që prej shkurtit të 2008, ky është zjarri i 2-të masiv që bie pikërisht në të njëjtin vend. E ndërsa në rang vendi, kujtojmë se për Londrën është hera e 2-të brenda pak kohësh, që ndodh një tragjedi e tillë. Nga zjarri në kullën Grenfell mbetën të vdekur pothuajse 80 persona.
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...