Një zjarr i madh shpërtheu në një fabrikë dhe depo mëngjesin e së enjtes në pjesën lindore të Moskës, tha Ministria ruse e Emergjencave.
Zjarri në rrugën “Martenovskaya” e ka përfshirë një zonë prej rreth 22.000 metrave katror, sipas njoftimit.
Rreth 120 zjarrfikës dhe 40 zjarrfikëse janë duke punuar për ta shuar zjarrin, tha Ministria.
Por përpjekjet për ta shuar zjarrin janë ndërlikuar nga prania e kontejnerëve të mbushur me lëng të djegshëm brenda ndërtesës.
Nuk u raportua për viktima, ndërsa shkaktari i zjarrit ende nuk dihet.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...