Një resort në Gjeorgji është përfshirë nga flakët duke u marrë jetën 11 personave dhe plagosur 21 të tjerë.
Të gjitha viktimat në hotelin dhe kazinonë 22-katëshe, vdiqën nga tymi.
Resorti Leogrand, në breg të Detin e Zi, është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm që është përhapur në disa kate të ndërtesës, tha ministria e brendshme gjeorgjiane.
Shkaku i zjarrit, i cili zgjati orë të tëra, nuk është ende i qartë. Më shumë se 100 persona u evakuuan nga hoteli.
Mes të plagosurve janë tre turq dhe një izraelit. Identifikimi viktimave është ende në proces e sipër por një deklaratë e ministrisë së brendshme raportoi fillimisht se bëhet fjalë për një iranian dhe 10 gjeorgjianë.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...