Hulumtimet e kryera tek minjtë kanë nxjerrë në pah efektin shkatërrues të virusit Zika mbi një lloj qelizash të trurit të të rriturit, jo vetëm ndaj fetusit, tashmë një fakt i vërtetuar, sipas një studimi të publikuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Referuar studimit të publikuar në revistën Cell Stem Cell, qelizat staminale përgjegjëse në mënyrën e të nxënit dhe në memorie mund të shkatërrohen nga ky virus.
“Është provuar se Zika mund të depërtojë në trurin e personave në moshë madhore dhe të shkaktojë dëme të pariparueshme”, konfirmoi një prej bashkë-autoreve, Sujan Shresta, pedagoge në “Jolla Institute of Allergy and Immunology”, transmeton atsh.
Ndikimi i virusit mbi fetusin është i vërtetuar, pasi rreziku që Zika mund të shkaktojë është deformimi i kafkës së të porsalindurit. Ky efekt nuk është i njëjtë në krahasim me pasojat që mund të shkaktojë tek të rriturit.
“Ndikimet në trurin e të rriturit janë padyshim më shumë delikate por tashmë jemi më të vetëdijshëm për rreziqet që na presin në të ardhmen “, deklaroi ajo.
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...
Ia drejtori armën një personi, arrestohet i dyshuari në Pris...