Figura më e shquar e opozitës ruse Alexei Navalny është zhvendosur papritur nga burgu ku po mbahej në një vend të panjohur, raporton BBC.
Navalny ndodhej në një burg rreth 60 milje (100 km) në lindje të Moskës për shkeljen e lirimit me kusht.
Një avokat i 46-vjeçarit tha se zyrtarët në burgun e tij raportuan se ai ishte transferuar në një qeli të regjimit të rreptë.
Zëdhënësja e tij Kira Yarmysh shprehu shqetësimin, duke postuar në Twitter se ai tani ishte i vetëm brenda një sistemi që kishte tentuar ta vriste.
Alexei Navalny ka qenë në shenjëster prej vitesh. ka qenë në shenjëster prej vitesh. Lideri i opozitës ruse është kthyer në një “gjemb në shpinë” për disa nga burrat më të fuqishëm të Rusisë me hetimet e tij të mprehta në YouTube mbi korrupsionin galopant sidomos atij industrial, për të cilën ai thotë se është përhapur nën sundimin e Vladimir Putinit.
Kërcënimet nuk i kanë munguar asnjëherë. Viktor Zolotov, kreu i Gardës Kombëtare 300,000 anëtarëshe, tha para disa kohësh se do ta kthente 44-vjeçarin “ në një biftek me lëng” për ato që i quajti “trillime” dhe “shpifje” nga ana e tij.
Një kompani e lidhur me Yevgeny Prigozhin, që njihet ndryshe si “Kuzhinieri i Putinit”, e paditi me sukses Fondacionin e Navalnyt Kundër Korrupsionit për 1.6 milion dollarë mbi një raport për ushqime të kontaminuara në shkolla./gsh/
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...