Një aeroplan me më shumë se 50 persona në bord është zhdukur vetëm pak kohë pasi u nis nga kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta.
Boeing 737 ishte nisur për në Pontianak në provincën e Kalimantan, bëjnë të ditur zyrtarët, transmeton portali arbresh.info
Ueb faqja gjurmuese e fluturimeve Flightradar24.com tha se mjeti fluturues kishte humbur më shumë se 3,000 metra lartësi në më pak se një minutë.
Ministria e transportit tha se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit ishin në proces.
Sriwijaya Air, një transportues lokal, tha se ishte ende duke mbledhur informacion në lidhje me fluturimin.
Aeroplani nuk është një 737 Max, modeli Boeing i përfshirë në dy rrëzime të mëdha në vitet e fundit.
E para nga ato, në tetor 2018, përfshiu një fluturim Indonesian Lion Air i cili u zhyt në det duke vrarë 189 njerëz./arbresh.info/
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...