Suedia voton për zgjedhjet e përgjithshme. Në ditën e fundit të fushatës, të shtunën, kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven foli mbi rrezikun e ekstremizmit dhe fashizmit.
As partia e tij Social Demokrate e qendrës së majtë, as partia e qendrës së djathtë nuk duket se do të mund të marrin shumicën e votave. Ndërsa partia anti-emigracion Demokratët Suedezë pritet të fitojë rreth 20% të votave, duke u bërë kështu partia e dytë më e madhe në Parlament.
Por, kryeministri tha se një votë për Demokratët Suedezë ishte e “rrezikshme”. Ai tha se kjo do të ishte si të “duash të shuash zjarrin me alkool”.
Emigracioni ka qenë një çështje qendrore e fushatës elektorale. Të shtunën, lideri i partisë Demokratët Suedezë, Jimmie Akesson tha se “Suedia ka qenë një vend ekstrem në shumë drejtime, jo vetëm kur bëhet fjalë për emigracionin”, dhe se plani i tij për të marrë më pak emigrantë mund të konsiderohet si “politikë normale edhe për pjesën tjetër të Evropës”.
Kjo parti prej vitesh është parë si e lidhur me grupet neo-naziste dhe të tjera të ekstremit të djathtë, ndërsa tradicionalisht është përpjekur që të tërheqë njerëzit e klasës punëtore dhe synimi i saj është që të tërheqë më shumë femra dhe sa më shumë votues me nivel edukimi të lartë./tch/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...