Volodymyr Zelenskyy ka thënë se Kievi dhe aleatët e tij po shqyrtojnë mundësinë e organizimit të një takimi në nivel të lartë mes Ukrainës, Rusisë, SHBA-së, vendeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe, si pjesë e përpjekjeve për të përfunduar luftën e Moskës në Ukrainë.
Duke folur pas dy telefonatave me Donald Trump, lideri ukrainas tha se takimi mund të mbahej në Turqi, Vatikan ose Zvicër, raporton Sky News.
“Po shqyrtojmë një takim të të gjitha grupeve në nivel të lartë,” tha ai.
Zelenskyy tha se ka folur me Trumpin për një bisedë një me një të hënën, para se lideri i SHBA të telefononte Vladimir Putinin, dhe më pas në një bisedë që përfshiu liderët e Francës, Finlandës, Gjermanisë, Italisë dhe Bashkimit Evropian.
Presidenti ukrainas tha se gjatë bisedës së tij të parë me Trumpin, theksoi nevojën për një armëpushim dhe sanksione kundër Rusisë, si dhe rëndësinë që aleatët e Kievi të mos arrijnë marrëveshje me Rusinë pa Ukrainën.
“Jam shumë i fokusuar, është një kohë sfiduese për ne tani,” tha ai.
Zelenskyy tha se priste që Evropa të njoftonte një paketë “të fuqishme” të sanksioneve ndaj Rusisë, megjithëse nuk dha detaje.
Ai i bëri thirrje SHBA-së që të sanksionojë sektorët bankarë dhe energjetikë të Rusisë për të ulur të ardhurat për nevojat e saj ushtarake.
Ai shprehu shpresën se një shkëmbim i madh të të burgosurve, i cili është marrë parimisht në bisedimet në Stamboll, mund të ndodhte brenda disa ditëve ose javësh.
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...