Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se është i bindur se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump dëshiron që lufta e Ukrainës me Rusinë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, duke shtuar se kjo është e mundur vetëm nëse qëndrimi i SHBA-së është i vendosur.
“Ne jemi në të njëjtën faqe me presidentin (i sapozgjedhur) të SHBA. Ai me të vërtetë dëshiron t’i japë fund luftës dhe ne ukrainasit me të vërtetë duam t’i japim fund luftës. Ai e kupton se Amerika nuk mund të jetë e dobët dhe nuk mund të humbasë ndaj Ukrainës. Kjo është e vërtetë. sepse gjithçka nuk do të përfundojë me Ukrainën, nëse Ukraina është e dobët, nëse pozita e Shteteve të Bashkuara nuk është e fortë, do të shpërthejë lufta dhe në pjesë të tjera të botës”, tha Zelensky.
Në këtë kontekst, presidenti i Ukrainës paralajmëroi për kërcënime të mundshme ruse ndaj Baltikut dhe vendeve në rajonin e Paqësorit./abcnews.al
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...