Mbrëmjen e djeshme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi çdo shtet anëtar të Bashkimit Europian pas votimit historik për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat, sipas skynews.
“Është e ditur zyrtarisht se Ukraina nuk është një urë, as edhe një jastëk midis Perëndimit dhe Rusisë, as një mburojë midis Europës dhe Azisë, as një sferë ndikimi, as një zonë “gri” dhe jo një territor tranzit.
“Jo kufiri midis orkëve dhe lugatëve. Ukraina është një partner i ardhshëm i barabartë për të paktën 27 vende të BE-së. Ukraina është një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian!”, tha Zelensky në një deklaratë në Telegram./abcnews.al
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...