Ukraina mund të prodhojë katër milionë dronë në vit dhe po rrit me shpejtësi prodhimin e armëve të tjera.
Kështu është shprehur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Duke folur të martën me drejtuesit e dhjetëra prodhuesve të huaj të armëve në Kiev, Zelensky tha se Ukraina kishte kontraktuar tashmë për të prodhuar 1.5 milion dronë këtë vit.
Prodhimi i dronëve praktikisht nuk ekzistonte në Ukrainë përpara fillimit të agresionit nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
“Në kushte jashtëzakonisht të vështira të luftës në shkallë të plotë nën sulmet e vazhdueshme ruse, ukrainasit ishin në gjendje të ndërtonin një industri praktikisht të re të mbrojtjes”, citohet të ketë thënë Zelensky./abcnews.al
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale