Ukraina do të ketë nevojë për një ushtri prej rreth një milion ushtarësh për t’u mbrojtur kundër Rusisë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një takimi me përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar të Medias në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Zelensky deklaroi se Ukrainës i duhen rreth një milion ushtarë për të kundërshtuar ushtrinë prej rreth një milion e gjysmë ushtarësh rusë.
Presidenti ukrainas tha se një ushtri kaq e madhe do të jetë e nevojshme derisa Ukraina të bashkohet me një aleancë të sigurisë, duke theksuar se mbajtja e një kontigjenti të tillë do të kërkojë fonde të mëdha, të cilat nuk janë në buxhetin e Ukrainës. Zelensky u shpreh se kjo është arsyeja pse NATO është garancia më e mirë e sigurisë për Ukrainën, SHBA-në dhe Evropën.
“Dhe kush do ta ushqejë atë ushtri milionash? Nëse Evropa thotë se Ukraina mbron jo vetëm veten, por edhe vlerat evropiane, atëherë është logjike që të gjithë ta mbështesin këtë ushtri”, tha Zelensky dhe shtoi se ushtria ukrainase mund të financohet nga fitimet nga asetet e ngrira ruse.
Zelensky pretendon se tani ka 608,000 ushtarë rusë në territorin e Ukrainës, që është tre herë më shumë se në fillim të pushtimit në vitin 2022./abcnews.al
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...