Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ndërsa shenjat fillestare nga bisedimet e paqes ishin “pozitive”, ato nuk “mbytin” shpërthimet e predhave ruse.
Në një fjalim televiziv natën vonë, Zelensky tha se vendi i tij mund t’i besojë vetëm rezultateve konkrete të çdo negociate, transmeton portal arbresh.info
Zelensky u zotua gjithashtu se Ukraina nuk do të zvogëlojë “përpjekjet e saj mbrojtëse” përballë një ushtrie ruse që ka ende potencial të rëndësishëm për të kryer sulme të mëtejshme.
Për më tepër, Zelensky shprehu kujdes në lidhje me njoftimin e Rusisë se po shkurton operacionet pranë Kievit, duke vënë në dukje se kjo nuk do të thotë përfundim i luftimeve.
“Situata nuk është aspak më e lehtë”, tha ai./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...