“Ata nuk dinë asgjë për Kievin, për historinë tonë. Por të gjithë kanë urdhër të fshijnë historinë tonë, të fshijnë vendin tonë, të na fshijnë të gjithëve”, tha Zelensky në fjalimin e tij.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos qëndrojë “neutral” dhe ka akuzuar Rusinë se dëshiron të fshijë historinë e vendit të tij.
Në një video-fjalim, Zelensky pretendon se pothuajse 6.000 pjesëtare të forcave ruse janë vrarë që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës të enjten e kaluar.
Udhëheqësi i Ukrainës theksoi se Moska nuk mund ta mposhtë vendin e tij me bomba dhe raketa.
Duke folur për sulmin e djeshëm ndaj kullës televizive pranë monumentit të Holokaustit të Kievit në Babin Yar, Zelensky u kërkoi hebrenjve në mbarë botën të mos heshtin.
Ai tha se “ky sulm dëshmon se për shumë njerëz në Rusi, Kievi është absolutisht i panjohur”.
“Ata nuk dinë asgjë për Kievin, për historinë tonë. Por të gjithë kanë urdhër të fshijnë historinë tonë, të fshijnë vendin tonë, të na fshijnë të gjithëve”, tha Zelensky në fjalimin e tij.
Menjëherë pas fjalimit të Zelensky-t, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës theksoi në një deklaratë se të paktën 5.840 ushtarë rusë që kishin pushtuar Ukrainën ishin vrarë dhe se ushtria ukrainase kishte shkatërruar 30 avionë rusë, 31 helikopterë, 211 tanke, 862 automjete të blinduara, 85 topa dhe dy anije të lehta.
Operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë hyri në ditën e tij të shtatë të mërkurën, ndërsa civilët mbajnë peshën më të rëndë të konfliktit të armatosur.
Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se të paktën 136 civilë ishin vrarë në Ukrainë që nga fillimi i sulmit rus, duke përfshirë 13 fëmijë dhe 400 të plagosur.
Paralelisht, ditët e fundit, rreth 680.000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje. /AA/
Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndih...
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë
“Shqipëria do të bëhet”/ Rama citon Ismail Qemalin dhe Fan N...
Hamza: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale është ...
Vashat dardane fitojnë edhe ndaj Bullgarisë, vazhdojnë kryes...
FFK kërkon përshpejtimin e punimeve në “Adem Jashari”, alarm...