Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se është e rëndësishme që “mundësia për ndryshim në Iran” të shfrytëzohet siç duhet.
Në një postim në rrjetin X, Zelensky shtoi se është e rëndësishme që “vendosmëria” e Amerikës ndaj Iranit të jetë efektive.
Ai iu referua sulmeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit në Iran, ku mbeti i vrarë edhe lideri suprem i këtij vendi, Ali Khamenei.
Zelensky theksoi se “populli iranian ka qenë prej kohësh pothuajse i vetëm përballë dhunës” dhe fajësoi Qeverinë e Republikës Islamike për situatën aktuale.
Ai shtoi se agjencia ukrainase e inteligjencës dhe Ministria e Jashtme po ndjekin nga afër zhvillimet në Iran dhe se Kievi po vepron “në koordinim me partnerët” sa u përket hapave të tij në këtë drejtim./rel
Haxhiu për zgjedhjen e presidentit: Duhet diskutime, jo barr...
Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite kërkon lista për ...
Osmani falënderon qytetarët për mbështetjen
Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Dëshmitarët e kanë bërë vetë publ...
Irani lëshoi dronë, zjarr në rafinerinë e naftës në Arabinë ...
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit