Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nëpërmjet armëpushimit të njëanshëm, presidenti rus Vladimir Putin po synon të manipulojë botën “vetëm që të ketë heshtje në paradën e tij”.
Nëpërmjet një videomesazhi, Zelensky ka thënë të hënën se kërkesa e Putinit që të ketë armëpushim deri më 8 maj është mashtrim, duke thënë se armëpushimi duhet të jetë i menjëhershëm, i plotë dhe pakushte.
“Ne vlerësojmë jetën e njerëzve, jo paradat. Prandaj besojmë dhe bota beson se nuk ka asnjë arsye për të pritur deri më 8 maj. Armëpushimi nuk duhet të jetë vetëm për disa ditë, për t’u rikthyer pastaj te vrasjet. Ai duhet të jetë i menjëhershëm, i plotë dhe pa kushte për të paktën 30 ditë, në mënyrë që të jetë i sigurt dhe i garantuar. Ky është themeli që mund të çojë drejt diplomacisë së vërtetë”, ka deklaruar Zelensky.
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...