Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nëpërmjet armëpushimit të njëanshëm, presidenti rus Vladimir Putin po synon të manipulojë botën “vetëm që të ketë heshtje në paradën e tij”.
Nëpërmjet një videomesazhi, Zelensky ka thënë të hënën se kërkesa e Putinit që të ketë armëpushim deri më 8 maj është mashtrim, duke thënë se armëpushimi duhet të jetë i menjëhershëm, i plotë dhe pakushte.
“Ne vlerësojmë jetën e njerëzve, jo paradat. Prandaj besojmë dhe bota beson se nuk ka asnjë arsye për të pritur deri më 8 maj. Armëpushimi nuk duhet të jetë vetëm për disa ditë, për t’u rikthyer pastaj te vrasjet. Ai duhet të jetë i menjëhershëm, i plotë dhe pa kushte për të paktën 30 ditë, në mënyrë që të jetë i sigurt dhe i garantuar. Ky është themeli që mund të çojë drejt diplomacisë së vërtetë”, ka deklaruar Zelensky.
Shtetases së Kosovës i konfiskohet vetura në Ulqin, kërkohej...
Zjarri përfshin kodrat e Cakranit, ekipet zjarrfikëse po pun...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Krasniqi
Arrestohen dy zyrtarë policorë në Pejë, dyshohen për keqpërd...
Rekord turistësh në Velipojë! Sezoni turistik nis me intensi...
Udhëheqësi suprem i Iranit emëron pasardhësit e mundshëm në ...