Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Rusia që nga viti 2014, duhet të bëhet sërish pjesë e territorit ukrainas përmes diplomacisë.
Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan Fox Neës, Zelensky shpjegoi se vendi nuk mund të përballojë të humbasë numrin e jetëve që do të kërkoheshin për të rimarrë gadishullin e rëndësishëm strategjik në Detin e Zi me operacione ushtarake.
Ai hodhi poshtë edhe një herë idenë e dorëzimit të territorit të pushtuar nga forcat e armatosura ruse, afërsisht 20% e territorit ukrainas është nën kontrollin e tyre, duke këmbëngulur se Kievi “nuk mund të njohë ligjërisht asnjë territor të okupuar të Ukrainës si territor rus”.
“Unë kam deklaruar tashmë se ne jemi të gatshëm të rimëkëmbim Krimenë me mjete diplomatike,” tha Zelensky.
“Ne nuk mund të humbim dhjetëra mijëra njerëz tanë, le të vdesin për të rimarrë Krimenë (…) Nuk është rasti që ne nuk mund ta kthejmë atë me një armë në dorë, por ne e kuptojmë se Krimea mund të rikuperohet përmes mjete diplomatike”./abcnews.al
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...