Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy sot ka biseduar në telefon me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Siç raporton Skynews, ata diskutuan se si ti japin fund agresorit rus si dhe rreth nevojave ushtarake të Ukrainës.
Lideri ukrainas pohoi se me homologun francez koordinuan pozicionet e tyre për luftën dhe rreth një formulë të paqes.
“Diskutuan ndërveprimin me partnerët e tjerë ndërkombëtarë për të konsoliduar mbështetjen e tyre rreth formulës së paqes në Ukrainë. I jam mirënjohës Francës dhe Emmanuelit personalisht për mbështetjen e tyre ndaj vendit dhe popullit tonë”, tha ai.
Presidenca franceze njoftoi se Macron kishte riafirmuar mbështetjen e Francës për Ukrainën ndërsa të parin e shtetit ukrainas e kishte informuar rreth koordinimit evropian për ndihmat ushtarake që do t’i jepen Ukrainës.
Në fillim të kësaj jave, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shprehu besimin se blloku do të finalizonte një plan brenda disa ditësh për të blerë municion për Ukrainën.
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...
Ylli i Holandës humb Kupën e Botës, nuk arrin rikuperimin me...
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...