Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkruar në Twitter se ka pasur “një bisedë të rëndësishme telefonike” me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruan BBC.
“Në prag të bisedimeve të tij me [presidentin rus Vladimir] Putin, unë theksova nevojën për evakuim të menjëhershëm të civilëve nga Mariupol, duke përfshirë Azovstal, dhe shkëmbim të menjëhershëm të trupave të bllokuara.”
(1/2) Had an important phone conversation with President @RTErdogan. On the eve of his talks with Putin, I stressed the need for immediate evacuation of civilians from Mariupol, including Azovstal, and immediate exchange of blocked troops.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 24, 2022
Të shtunën, Zelensky kërcënoi edhe një herë se do të tërhiqej nga çdo negociatë me Moskën nëse trupat ruse do të “shkatërronin” mbrojtësit e fundit ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal – një zonë e madhe industriale në Mariupol.
Turqia ka marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, dhe Erdogan ka luajtur një rol kyç në përpjekjen për të ndërmjetësuar një armëpushim midis dy kombeve. Një nga raundet e tilla të negociatave u mbajt muajin e kaluar në Stamboll.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...