Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe gruaja e tij, Olena, kanë arritur në Poloni të mërkurën.
Ata u pritën me nderime ushtarake nga presidenti polak, Andrzej Duda, dhe gruaja e tij, Agata.
Ndër të tjera, ata do të takohet me qytetarët ukrainas në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, të cilët kanë gjetur strehim në vendin fqinj.
Varshava konsiderohet një aleat i rëndësishëm i Kievit në luftën kundër pushtimit rus dhe ofron strehim për shumë ukrainas që janë larguar.
Polonia ishte shteti i parë që në fillim të marsit dërgoi tanket e para Leopard 2 në Ukrainë.
Ky shtet njoftoi gjithashtu dje se ka transferuar disa nga avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë, pas Sllovakisë e cila më 23 mars njoftoi se dërgoi katër avionët e parë në Kiev.
Që nga nisja e luftës në shkurt të vitit të kaluar, Zelensky ka udhëtuar shumë rrallë jashtë vendit.
Në shkurt, Zelensky vizitori Londrën, Parisin dhe Brukselin. Udhëtimi i parë i tij ishte në dhjetor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./rel
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...