Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy shkarkoi të shtunën disa nga të dërguarit e lartë të Kievit jashtë vendit, përfshirë ambasadorin e hapur të vendit në Gjermani
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të presidencës ukrainase, bëhet me dije se janë shkarkuar ambasadorët në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji dhe Hungari, shkruan Reuters transmeton arbresh.info.
Në deklaratë nuk është dhënë asnjë shpjegim për arsyet e këtij veprimi dhe nuk dihet nëse diplomatët do të marrin poste të reja..
Marrëdhëniet e Ukrainës me Gjermaninë janë të tensionuara, për shkak se kjo e fundit është e varur nga Rusia për sa i përket furnizimit me energji.
Zelenski u ka kërkuar vazhdimisht diplomatëve të kërkojnë ndihmë ushtarake dhe ndërkombëtarë në ndihmë të Ukrainës./arbresh.info/
Haxhiu për tragjedinë në Austri: Humbja e jetëve të bashkëko...
Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin
Nesër përurohet segmenti i rrugës Vushtrri–Prishtinë, pjesëm...
Tragjedia në Austri/Kryeministri Kurti shpreh ngushëllimet p...
Zëvendësambasadori gjerman udhëton me tren nga Prishtina në ...
Shpërndarja e kuvendit në “dorë” të Kushtetueses