Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski, përpara vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara deklaroi se sanksionet në kohë të perëndimit mund të kishin parandaluar sulmet ruse. Ai kërkoi që sanksionet të shtohen, të bllokohet tregtia me Rusinë dhe të ndalet shërbimi GPS për ushtrisë ruse, shkruan Alsat.
“Ju keni vënë sanksione dhe ne u jemi falënderues. Këto janë hapa të mëdhenj por ishin pak të vonshme. Nëse do të ishin parandalues, Rusia nuk do të fillonte luftën. Këtë nuk e di askush me siguri, por të paktën ka pasur një shans. Tani është më mirë të forcohen sanksionet kundër Rusisë aq sa është e nevojshme për të ndaluar makinerinë e saj ushtarake, sesa të merreni me pasojat e krizës globale të sigurisë ushqimore dhe politike. Nevojitet një embargo e plotë ndaj tregtisë me Rusinë. Është e nevojshme t’i hiqet Rusisë mundësia për të përdorur GPS në luftë, është shumë e rëndësishme, në mënyrë që ky sistem të mos ndihmojë raketat dhe bombat ruse të shkatërrojnë qytete paqësore”, tha Volodimir Zelenski, President i Ukrainës./Alsat.mk
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...