Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, foli para gazetarëve pas një takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që zgjati rreth dy orë e gjysmë në Shtëpinë e Bardhë.
I pyetur pse mendon se presidenti rus, Vladimir Putin, po e shmang, Zelensky tha se nuk është sekret që Putini e urren atë, duke shtuar se ndjen të njëjtën gjë për të.
“Nuk është sekret. Siç tha Trump, Putin më urren”, tha Zelensky.
Kur u pyet nëse e urrente Putinin, ai u përgjigj: “Putini dëshiron të vrasë të gjithë njerëzit e mi, kështu që është e kuptueshme që ndiej të njëjtën gjë për të”.
“Nuk ka të bëjë me ndjenjat… Rusët na sulmuan dhe ky është armiku… sigurisht që ne e urrejmë armikun”, shtoi Zelensky.
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri