Rasti i parë i virusit të lisë së majmunit është regjistruar në SHBA në vitin 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Virusi i lisë së majmunit është zbuluar në shtetin Massachusetts. Departamenti i Shëndetit Publik në Massachusetts ka konfirmuar se ata kanë zbuluar virusin tek një person i cili së fundmi ka udhëtuar në Kanada.
Zyrtarët e institucionit theksuan se po punojnë me Qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) dhe institucionet përkatëse shëndetësore lokale për të identifikuar kontaktet e mundshme.
“Personi i përmendur i cili është transferuar në spital është në gjendje të mirë dhe rasti nuk paraqet rrezik për publikun”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shëndetësisë Publike.
Brejtësit, përfshirë ata që mbahen si kafshë shtëpiake dhe majmunët mund të bartin virusin dhe ta transmetojnë atë tek njerëzit.
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik