Një mural që besohet të jetë 3,800 vjeçar dhe nga civilizimi i humbur është gjetur nga arkeologët në Peru që po hulumtonin një qytet antik.
Murali që përshkruan një zhabë që i vendos duart përreth kokës së një njeriu është zbuluar në lokacioni arkeologjik të Vichama në veri të kryeqytetit, Lima, transmeton portali arbresh.info.
Arkeologia Tatiana Abad, tha në një konferencë shtypi në Lima, që murali përfaqëson “njoftimin e arritjes së ujit”.

“Ai flet për rëndësinë e ujit në kohë krize dhe reflektimet që mund të krijojmë prej tyre,” shtoi ajo.
Gërmuesit kanë punuar në Vichama që nga viti 2007, duke zbuluar ide të reja në lidhje me civilizimin antik Caral siç është një plan i qytetit dhe arkitektura e përparuar.
Caral, që besohet të ishte civilizimi më i vjetër në Amerikë, daton që nga 3 000 p.e.s.
Nuk dihet shumë për qytetin antik që po hetohet aktualisht, por disa besojnë se ndryshimi i klimës mund të ketë kontribuar në shkatërrimin e tij pasi ndodhet në një rajon të thatë të Perusë./arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...