Zjarri në ndërtesën shumëkatëshe të Londrës në të cilin humbën jetën 79 persona është shkaktuar nga një frigorifer që ishte në gjendje të parregullt, njoftoi sot policia britanike.
Zyrtarja e policisë Fiona McCormack ka bërë të ditur se materiali izolues në ndërtesë nuk kishte kaluar testet kundër zjarrit.
Sipas saj, zjarri nuk ishte shkaktuar qëllimisht, por do të shqyrtohen akuzat e ngritura për vrasje pa paramendim.
Ndërtesa në natën ndërmjet 14 dhe 15 qershorit u dogj shumë shpejt, pasi me rastin e rinovimit të saj ishte përdorur material i lirë termo-izolues.
Policia ka dërguar rreth 250 hetues specialë për të konfirmuar se çfarë ka ndodhur në realitet, transmeton KP.
Në ndërtesën Grenfell Tower jetonin të varfrit, të cilët merrnin ndihma sociale dhe ata me vite ishin ankuar për probleme me rrymën dhe të tjera, për shkak të të cilave vitin e kaluar ndërtesa ishte rinovuar.
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...