Komiteti organizator i Lojërave Olimpike dimërore “Pekin 2022” ka bërë me dije se në 3 fshtrat olimpikë që janë ngritur janë akomoduar mbi 20 mijë persona, nga 91 shtete që do të marrin pjesë në këtë event.
Gjithsesi, vetëm një pjesë e tyre do të marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, ndërkohë që numri i sportistëve dhe stafeve janë 12 mijë, ndërsa 89 mijë janë gazetarë, fotografë e përfaqësues të medias.
Ndërkohë, sot janë regjistruar 55 raste të reja me Covid-19, numri më i lartë i të infektuarve që nga 4 janari, kur ka nisur akomodimi i sportistëve të parë. Në total, nga 4 janari, janë regjistruar 359 raste me koronavirus. të gjithë janë izoluar dhe marrin trajtim mjekësor./alsat.mk/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar