Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe ai i SHBA-ve Joe Biden kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e enjte, ku në fokus ka qenë lufta në Ukrainë.
Ata diskutuan “shqetësimin e tyre të përbashkët për pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e dal nga Shtëpia e Bardhë.
“Ata riafirmuan mbështetjen e tyre të fortë për qeverinë dhe popullin e Ukrainës, nënvizuan nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të agresionit rus dhe mirëpritën përgjigjen e koordinuar ndërkombëtare ndaj krizës. Presidenti Biden shprehu vlerësimin për përpjekjet e Turqisë për të mbështetur një zgjidhje diplomatike të konfliktit, si dhe për angazhimet e fundit të Turqisë me liderët rajonalë që ndihmojnë në promovimin e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në deklaratë.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki e përshkroi thirrjen si “konstruktive” dhe “të gjatë”, duke thënë se ata folën për rreth një orë. Ajo nuk pranoi të thoshte nëse ata diskutuan për aksesin në Detin e Zi.
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...
Haxhiu pret në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion...
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte...