Bashkimi Evropian nuk ka bërë aq sa duhet për të ruajtur përfitimet që ka Irani nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, pas tërheqjes së SHBA-së nga pakti, i ka thënë ministri i Jashtëm iranian, shefit për energji të BE-së.
“Me tërheqjen e Aemrikës, pritjet e publikut në Iran nga Bashkimi Evropian janë rritur, në mënyrë që të përfitojmë nga të mirat e marrëveshjes dhe në kontekstin aktual, mbështetja politike evropiane për marrëveshjen, nuk është e mjaftueshme”, i ka thënë Mohammad Javad Zarif, shefit për energji të BE-së Miguel Arias Canete, gjatë takimit të tyre në Teheran, raporton agjencia iraniane e lajmeve, Irna.
Që prej se presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi më 8 maj se Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, liderët e Bashkimit Evropian kanë premtuar se do të përpiqen të vazhdojnë tregtinë me Iranin dhe investimet atje, por kanë pranuar se kjo gjë nuk do të jetë e lehtë.
“Ne duhet ta ruajmë këtë marrëveshje, me qëllim që mos të negociojmë për një marrëveshje të re”, u ka thënë gazetarëve, Arias Canete, pas takimeve dyditore me zyrtarët në Teheran.
“Mesazhi ynë është shumë i qartë. Kjo marrëveshje bërthamore funksionon”, ka thënë tutje ai.
Sipas marrëveshjes së arritur më 2015, Teherani është pajtuar që të frenojë programin bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Me këcënimin e sanksioneve të reja amerikane, pas tërheqjes së SHBA-së nga pakti, disa firma të huaja, tashmë kanë nisur që të sinjalizojnë largimin e tyre nga Irani.
“Njoftimi për tërheqjen e mundshme të disa prej kompanive të mëdhaja evropiane nga bashkëpunimi me Iranin, nuk është konsistent me përkushtimin e Bashkimit Evropian për të vazhduar ta zbatojë këtë marrëveshje”, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...