Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zaharova, beson se nuk duhet të flitet nëse do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore, por se si të parandalohet.
“A është e mundur Lufta e Tretë Botërore? Ndoshta ajo tashmë është duke u zhvilluar. Çfarë forme do të marrë ajo? Këto janë tema që shumë po diskutojnë. Në vend që të flasim për Luftën e Tretë Botërore, më mirë të flasim se si ta parandalojmë atë,” tha ajo, transmeton portal arbresh.info
Ajo theksoi se Moska prej vitesh ka vënë në dukje se ligji ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara duhet të shërbejnë si një rrjet mbrojtës kundër Luftës së Tretë Botërore. Ajo gjithashtu vuri në dukje se Rusia e ka vënë re dëshirën e Perëndimit për të fshirë ligjin ndërkombëtar për tre ose katër vjet dhe në vend të kësaj të vendosë një rend botëror të bazuar në rregullat e veta, raporton TASS.
“Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme sepse nënkupton diktaturën e një grupi vendesh dhe kërcënon të prishë ekuilibrin në të gjithë botën, duke penguar vendet e tjera të ndjekin interesat e tyre. Çdo vend ka të drejtën për një politikë të jashtme dhe të brendshme sovrane, për të mbrojë interesat e saj”, tha Zaharova./arbresh.info/
I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt