Ndërsa Ukraina ka deklaruar se Xhamia e Sulejmanit të Madhërishëm në Mariupol ishte granatuar nga forcat ruse, Ismail Hacioglu, president i Shoqatës së Xhamisë, ka mohuar raportimet, ndërsa katheksuar se sulme janë kryer shumë afër Xhamisë.
Për një televizion nga Turqia ai tha se xhamia nuk sulmuar, transmeton portal arbresh.info
“Rusët po bombardojnë zonën… e cila është 2 kilometra nga xhamia , dhe një bombë ra në një distancë prej 700 metrash nga xhamia”, tha ai, shkruan AFP.
Ministria e jashtme turke, e kontaktuar nga AFP, tha se nuk kishte “asnjë informacion” mbi situatën.
Më 7 mars, konsullata turke në Odesa, një port i madh në Ukrainën jugore, u kishte bërë thirrje në Twitter shtetasve turq në Mariupol që të “strehohen” në xhami, “me qëllim evakuimin në vendin tonë”.
Xhamia e njohur në Ukrainë është kthyer në një strehë për shumë të moshuar dhe fëmijë, ndërsa raportohet se Mariupoli ka pësuar shkatërrime të mëdha për shkak të sulmeve ajrore nga ana e Rusisë./arbresh.info/
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...