Ky reagim erdhi pasi që Trump ka kërcënuar disa ish-zyrtarë të sigurisë që e kritikuan atë pas samitit me homologun e tij rus, Vladimit Putin, që u mbajt në Helsinki se do t’ua heqë autorizimet e sigurisë.
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili ishte njëri nga figurat kyçe gjatë intervenimit të NATO-s për t’i larguar forcat serbe nga territori i Kosovës gjatë vitit 1999, ka dalë kundër presidentit amerikan, Donald Trump, nëpërmjet një shkrimi që ka shpërndarë në Facebook.
“Trump po tregon mungesën e karakterit të tij duke kërcënuar me heqjen e autorizimit të disa ish-zyrtarëve. Ai mendon se mund t’i dëmtojë xhepat e tyre, mirëpo ata janë të motivuar nga patriotizmi, e jo nga të hollat. Ata do të vazhdojnë të flasin për ndërhyrjen ruse gjatë kohës së zgjedhjeve”.
Ky reagim erdhi pasi që Trump ka kërcënuar disa ish-zyrtarë të sigurisë që e kritikuan atë pas samitit me homologun e tij rus, Vladimit Putin, që u mbajt në Helsinki se do t’ua heqë autorizimet e sigurisë.
Trump mori kritika edhe nga disa anëtarë të Partisë Republikane, pasi që ai kishte dështuar t’iu qëndroj prapa gjetjeve të inteligjencës amerikane se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane gjatë vitit 2016.
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...