Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka pezulluar të gjitha fondet për forcave të sigurisë të Autoritetit Palestinez si pjesë e një pezullimi më të gjerë të ndihmës ndërkombëtare, sipas zyrtarëve amerikanë dhe palestinezë.
Shtetet e Bashkuara kishin ndërprerë ndihmat direkte për Autoritetin Palestinez gjatë mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, por vazhduan të mbështesin trajnimin dhe reformimin e forcave të sigurisë, sipas raportimeve nga gazeta “The Washington Post”.
Anwar Rajab, zëdhënës i forcave të sigurisë të Autoritetit Palestinez, i tha “The Washington Post” se Shtetet e Bashkuara ishin konsideruar si një “donator kryesor” për projektet e Autoritetit Palestinez, duke përfshirë trajnimin e forcave të sigurisë.
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...
KQZ pa buxhet për zgjedhjet eventuale, i duhet rreth 7 milio...
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...