Prodhuesit e çokolatave “Waitrose” kanë kërkuar falje për shitjen e çokolatave në formë të rosave tri ngjyrëshe për festës e Pashkëve, pasi që morën ankesa të shumta që në emërimin e njërës prej çokolatës të zezë e kishin shkruar “e shëmtuar”.
Kishte reagime të shumta nga përdorues të rrjeteve të ndryshme sociale se emërimi i çokolatës “ugly” përmban racizëm, shkruan The Independent përcjell portali arbresh.info.
Pas një sërë ankesash të ngjashme, “Waitrose” përkohësisht tërhoqi çokolatat rosa nga tregu për t’i edituar emrat.
Pakot e ri dizajnuara tani janë kthyer në shitje në dyqane dhe në internet.
Një zëdhënës i Waitrose tha: “Na vjen keq për çdo shqetësim të shkaktuar nga emri i këtij produkti, nuk ishte absolutisht qëllimi ynë për të shkaktuar ndonjë shkelje ose diçka që ka të bëjë me racizëm.
“Ne e hoqëm produktin nga shitja disa javë më parë, ndërkohë që ndryshuam etiketimin dhe çokolatat rosa tani janë kthyer në shitje.”
Megjithatë, shumë përdorues Twitter kanë reaguar me zemërim ndaj vendimit të supermarketit për të hequr çokolatat nga tregu, duke sugjeruar se ai ka dhënë në korrektësi të tepruar politike. /arbresh.info/
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE