Sikur të mos mjaftonte llava që derdhet kudo, hiri vullkanik apo gazrat toksikë, vullkani “Kilauea” në ishullin e madh në Hauai ka nisur të hedhë në ajër edhe copa shkëmbinjsh.
“Gurët balistikë”, siç njihen nga ekspertët, janë copa shkëmbi me përmasa të ndryshme, që trysnia e madhe brenda vullkanit i hedh me forcë jashtë tij.
Autoritetet thanë se kanë gjetur dhjetëra nga këta gurë, disa me përmesa deri në 60 cm, sa një pajisje kuzhine.
Rreziku i ri iu është shtuar atyre që prej dy javësh shqetësojnë banorët e Hauait dhe kanë detyruar qindra prej tyre të braktisin shtëpitë.
Por, “gurët balistikë” nuk janë një sinjal i mirë sipas ekspertëve, të cilët thonë se situata mund të përkeqësohet, pasi fluturimi i shkëmbinjve nga vullkani tregon për trysni të lartë.
Autoritetet thanë se, në të shkuarën ka pasur raste gurësh balistikë sa një makinë, që janë hedhur një kilometër llarg vullkanit, ndërsa të tjerë më të vegjël disa kilometra larg.
Por, problemi kryesor me “gurët balistikë” është se ata tregojnë aktivitet më të madh vullkanik, që mund të rezultojnë në një shpërthim masiv, ndryshe nga ç’është parë deri tani.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”