Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot në Paris se mbrëmë ka pasur një bisedë shumë të mirë me presidentin francez Emmanuel Macron që ka zgjatur më shumë se tre orë dhe se kanë arritur marrëveshje konkrete për blerjen e avionëve luftarakë Rafale, kontratat për të cilat do të nënshkruhen në dy muajt e ardhshëm, shkruan Tanjug.
“Jam shumë i lumtur për rezultatet e atyre bisedimeve, i lumtur sepse kemi mundur të diskutojmë në mënyrë të hapur dhe specifike të gjitha llojet e bashkëpunimit me një nga vendet më të rëndësishme në botë. Dhe mendoj se kemi arritur disa marrëveshje konkrete në lidhje me blerja edhe e Rafale, ku pres nënshkrimin e kontratës në dy muajt e ardhshëm dhe me prezencën e Presidentit të Francës, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë në shumë nivele”, tha Vuçiq pas takimit të Francës./Arbresh.info
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira