Autoritetet e policisë së Tunizisë kanë konfirmuar se kanë vrarë njërin nga militantët që kishte marrë pjesë në sulmin makabër në muzeun tunizian.
Sipas raportit policor, Lokman Abu Sakhra, ishte njëri nga nëntë militantët e armatosur që ndërmorën sulmin e para disa ditëve në Tunizi.
Zëdhënësi i policisë e përshkroi Sakhran si njërin ndër terroristët më të rrezikshëm në botë.
Një raport i lëshuar nga zyra e Kryeministrit të Tunizisë tregon se Sakhra, qytetar algjerian, u vra nga forcat e njësive speciale në rajonin e Gafsas.
Në javët e fundit, autoritetet kanë raportuar të kenë arrestuar disa persona në lidhje me sulmin në muzeun tunizian ku kishin mbetur 21 turistë nga vende të ndryshme./arbresh.info/
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...